Probleme me financat, Roma gati të sakrifikojë yllin e saj!

Ndryshimet e mëdha që prekën Romën këtë vit në stafin teknik pritet të kenë pasoja edhe në bilanc.

Mungesa në Champions League këtë vit do të thotë për klubin 60 milionë euro më pak ndaj dhe drejtori Sportiv, Petrachi mund të jetë i detyruar verën e ardhshme të sakrifikojë njërin mes Zaniolos dhe Cengiz Under.

Të dy talentet e skuadrës rinovuan së fundmi kontratat e tyre por edhe për shkak të fair play-t financiar njëri mes tyre do të largohet dhe sipas shtypit italian pritet të jetë Zaniolo.

20-vjeçari ka vlerë më të lartë se sulmuesi turk dhe ndërkohë ofertat për të janë të konsiderueshme dhe arrijnë në 60-70 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here