Sherr mes drejtuesve të Barcelonës për shkak të Neymar dhe Mbappe

Vera e Barcelonës ishte e vrullshme, por nuk mund të thuash e suksesshme.

Objektivi kryesor i merkatos, rikthimi i Neymarit në “shtëpi” nuk u arrit, pavarësisht se telenovela ishte e gjatë dhe lufta e madhe.

Kampionët e Spanjës duket se tashmë janë të ndarë dhe “Mundo Deportivo” hedh bombën në faqen e tyre të parë. Klubi nuk është me vendim unanim për afrimin e brazilianit, por nëse flitet për një sakrificë aq të madhe ekonomike duan të provojnë Kylien Mbappen.

Diskutimet janë të zjarrta dhe anëtarët e bordit janë të ndarë në gjysmë. Disa duan që të rikthejnë Neymarin, duke qenë se e njeh kampionatit dhe kushton më pak, ndërsa të tjerët duke parë sakrificën e madhe për brazilianin janë gati të shtrydhin dhe më shumë llogaritë bankare dhe të sforcohen për sulmuesin e ri.

Situata duket e nxehtë dhe padyshim që ekipi kampion do të ketë një vit me shumë diskutime. Mungesa e Lionel Messit në javët e para ka nxjerrë në pah vështirësitë në ekip.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here