Zidane: Vinicius e ardhmja e Realit

Trajneri i Real Madridit , Zinedine Zidane insiston se Vinicius Junior është në planet e tij dhe është e ardhmja e klubit mbretëror.

I riu brazilian ka luftuar për minuta të plotë nën urdhrat e Zidanet dhe në disa ndeshje që ka luajtur, ishte jashtë pozicionit të tij.

Megjithatë, trajneri francez ka thënë se ka besim të madh tek talenti brazilian dhe ai është e ardhmja e Realit.

“Ai ka besimin e trajnerit të tij, që jam unë”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Vinicius përfaqëson të ardhmen e Madridit, thjesht do të marrë kohë”.

“Ndonjëherë ai nuk luan. Por, unë kam besim të plotë te Vinicius, dhe jam duke llogaritur te ai”, përfundoi francezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here