E bujshme: Real Madrid dhe Manchester United po përgatiten për një shkëmbim spektakolarë!

Manchester United dhe Real Madridi mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për atë që është etiketuar si MEGASHKËMBIMI nga gazetari Eduardo Inda.

Ky i fundit ka hedhur bombën se Paul Pogba dhe Toni Kroos mund të shkëmbehen kokë për kokë mes tyre.

Madrilenët synuan afrimin e francezit në verën e ardhshme, por nuk ia dolën për shkak të kërkesave të larta ekonomike nga “Djajtë e kuq”. Plani i qartë është që në verë, Pogba të kalojë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa gjermani të shkojë në Premier League.

Drejtuesit e Realit duan që të gjejnë gjuhën e përbashkët me 29-vjeçarin që të pranojë kalimin në ishullin britanik. Ky shkëmbim do të ishte mjaft i bujshëm me dy kampionë bote që ndryshojnë vende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here