Antonio Conte thumbon Sarrin pas barazimit me Fiorentinën

Pas barazimit 0-0 që Juventusi arriti dje ndaj Fiorentina dhe deklaratës së trajnerit Maurizio Sarri, se ndeshja u luajt në orën 15:00, kur ishte shumë vapë, ka ardhur replika e Antionio Conte.

Trajneri i Interit ka thumbuar Sarri, që sipas tij po justifikohet me barazimin.

Nuk dua të them shumë gjëra, në të kundërt do të nisim nga polemikat. I them dikujt që duhet të jetë i qetë dhe i lumtur, pasi tani është nga ana e “të fortëve” dhe të mos justifikohet më, u shpreh trajneri Antonio Conte.

Më 6 tetor do të luhet Inter-Juventus dhe palët kanë nisur që tani të bëhen gati për betejën në fushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here