Eden Hazard flet pas debutimit në La Liga: Ndjenjë e mrekullueshme

Eden Hazard më në fund ka debutuar me Real Madridin në La Liga.

Anësori belg iu bashkua klubit spanjoll këtë verë nga Chelsea, por për shkak të lëndimit ai ka humbur tri ndeshjet e para në kampionat.

E u desh të pritet ndeshja e katërt këtë edicion, ku Reali ishte nikoqir i Levantes që të vij debutimi i Hazardit.

Belgu u fut në fushë në pjesën e dytë në fitoren e Realit 3-2 ndaj Levantes, ndërsa ka thënë se ishte debutim i mrekullueshëm.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme të shikoja tifozët që më duartrokisnin, është një stadium i bukur ku ëndërroja të luaja që nga fëmijëria”, tha Hazard.

Tutje ish-sulmuesi i Chelseat tha se shpreson që të jap më të mirën nga vetja për të arritur shumë fitore dhe trofe me fanellën e Los Blancos.

“Shpresoj se ky është fillimi i një faze të re, pozitive për mua. Shpresoj të jap më të mirën, së bashku me shokët e ekipit dhe të arrijmë një shumë fitore dhe trofe”, përfundoi belgu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here