Mandzukic refuzon ofertat nga Katari, kroati drejt MLS

Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic pritet të largohet nga Juventusi.

Me ardhjen e trajnerit Maurizio Sarri në skuadër, hapësirat për të janë minimizuar për të mos thënë nuk ka fare.

Kësisoj lojtari pritet të largohet, por vetëm në kampionatet ku afati kalimtar është ende i hapur si Katari apo SHBA.

Pasi ka refuzuar disa skuadra të rëndësishme nga Katari, Mandzukic karrierën mund ta vazhdoj në MLS.

Është gjiganti amerikan, Los Angeles FC që i ka bërë një ofertë të mirë lojtarit dhe mund të pranohet nga kroati.

LAFC i ka ofruar kontratë tri vjeçare Mandzukicit me pagë prej pesë milionë euro në stinor.

Mbetet të shihet se si do të bëhet ky transferim, pasi klubi amerikan i ka kërkuar lojtarit ta shkëpus kontratën me Juventusin dhe t’i bashkohet si i lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here