Marc Marquez me Honda fitoi garën e Çmimit të Madh të San Marinos në Moto GP, suksesi i shtatë sezonal për pilotin spanjoll të Honda, që konsolidon kreun e renditjes.
Në pistën e Misano, Marquez priti xhiron e fundit për të nisur sulmin ndaj frandezit Fabio Quartararo, duke e parakaluar dhe korri suksesin nr.77 në karrierë.
Quartararo, që mori kreun e renditjes pas xhirove të para, e dominoi garën në shumicën e kohës, por pa mundur të shkëputet. Për më shumë se 10 xhiro ai dhe Marquez qëndruan në krye të shkëputur nga rivalët. Marquez nuk tentoi asnjëherë ta parakalojë, por këtë gjë e realizoi me sukses në xhiron e fundit, duke korrur një fitore të vështirë.
He wouldn’t be denied this time! ?@marcmarquez93 is back on top of the podium, and moves past Mike Hailwood in the all-time premier class list! ?#SanMarinoGP ?? pic.twitter.com/J59MV7vh9Y
— MotoGP™ ?? (@MotoGP) September 15, 2019
I treti u rendit spanjolli Maverick Vinales me Yamaha. Edhe pse e nisi garën i pari, shpejt ritmi i Vinales ra. Pas tij u rendit legjenda Valentino Rossi me motorin tjetër Yamaha. Kjo është gara e tretë radhazi ku Rossi klasifikohet i katëri. Pas tij u renditën dy pilotë të tjerë italianë, Morbidelli dhe Dovizioso, që në pistën e shtëpisë nuk arritën të fitojnë.
Pas kësaj gare, Marquez shkon në 93 pikë avantazh karshi Dovizioso. Gara e radhës pas një jave në pistën e Aragon, në Spanjë.