Milani, Interi dhe Reali në garë për ‘Kakan e ri’

Milani, Interi dhe Reali janë duke garuar për shërbimet e yllit të Flamengos, Reiner Jesus.

17-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij në kampionatin brazilian. Reinier ka shënuar 1 gol në dy ndeshje në sezonin e ri.

Ai është kapiten i përfaqësueses Brazil U17 dhe ka shënuar 3 gola në fazën e grupeve në Copa America U17.

Reinier në Brazil ka filluar të cilësoht si ‘Kaka i ri’ dhe Calciomercato.com, raporton se Milan, Inter dhe Reali janë në garë për të.

Interesim për Reinier fillimisht kanë shfaqur Milani dhe Reali, por garës i është bashkuar edhe Interi.

Neroaxurët janë duke negociuar me Flamengon për Gabigol dhe kanë kërkuar përfshirjen e Reinier në marrëveshje.

Reinier është mesfushor ofanziv dhe është i gatshëm për tu transferuar në Europë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here