Ronaldo komenton akuzat për përdhunim: Më vjen turp nga fëmijët

Cristiano Ronaldo nuk i ka mbajtur lotët në një intervistë të dhënë për “Good Morning Britain”.

Shkak është bërë një video e shfaqur në studio për babain e tij, i cili ka ndërruar jetë shumë vite më parë për shkak të problemeve me alkoolin.

Ndërkohë një nga temat e prekura në emision ishin dhe akuzat për përdhunim.

“Më bën të ndjehem keq. Një ditë isha në shtëpi me të dashurën time dhe në televizion filluan të flisnin rreth këtyre lajmeve. Dëgjova fëmijët të zbrisnin nga shkallët dhe e ndryshova kanal sepse më vinte turp. Më vjen turp nga këto akuza”, deklaroi ylli portugez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here