Bombë nga Torino: Agnelli blen San Siron?

Lajm bombastik nga Italia.

Milan dhe Inter janë në kërkim të kompanis që do ta ndërtojë stadiumin e ri dhe gjigantët e Milanos pritet ta braktisin San Siron.

Gjigantët e Milanos pritet të ndërtojnë një stadium të ri në afërsi të San Siros.

E përditshmja torineze Tuttosport, raporton se drejtuesit e Juventusit janë duke konsideruar mundësinë e blerjes së San Siros.

Kryebashkiaku i Milanos, Bepe Sala ka deklaruar se San Siro do të nxjirret në shitje dhe se klubet e tjera mund ta blejnë atë.

Tuttosport, raporton se San Siro vlerësohet rreth 70 milionë euro, shifër kjo me të cilën Biankonerët transferuan De Ligt.

Biankonerëve iu konvenon një stadium i madh si San Siro, pasiqë Allianz Stadium ka një kapacitet prej 41.000 shikuesve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here