Derby della Madonnina: Milan dhe Inter në garë për mesfushorin e njohur

Milan pritet ta rivalizojë Interin për shërbimet e mesfushorit të Monacos, Cesc Fabregas.

Gjiganti francez nuk e ka filluar mirë sezonin e ri dhe ka grumbulluar vetëm 2 pikë në pesë ndeshje të luajtura.

Fabregas është në qendër të kritikave nga tifozët e Monacos, pasiqë përfiton 120-mijë euro në javë dhe nuk ka bërë paraqitje të mira.

Spanjolli ka luajtur vetëm 2 ndeshje me Monacon në sezonin e ri dhe Calciomercato.com, raporton se Fabregas mund të transferohet në Itali.

Boban ka bërë të ditur se Milan ka bërë një gabim që nuk ka transferuar gjatë merkatos një lojtarë me eksperiencë. Rosonerët mund të tentojnë transferimin e Fabregas në janar.

Mirëpo interesim për Fabregas ka shfaqur edhe Interi dhe kështu në merkaton e janarit pritet të kemi Derby della Madonnina.

Conte dëshiron një mesfushor me eksperiencë për gjysmën tjetër të sezonit, ndërsa me Fabregasin ka bashkëpunuar gjatë kohës te Chelsea dhe e njeh atë shumë mirë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here