Gjyqi sportiv vendos: Nuk ka dënim për Cagliarin dhe Veronën pas koreve raciste

Cagliari & Verona nuk janë dënuar për abuzimet raciale ndaj sulmuesit të Interit Romelu Lukaku dhe mesfushorit të Milanit Franck Kessie.

Gjykata Sportive ka vendosur ditën e martë se thirrjet nuk janë konsideruar diskriminuese.

Kjo është hera e tretë që Cagliari i ka shpëtuar dënimit për abuzime raciale gjatë dy viteve të fundit.

Megjithatë, Cagliari ka marrë një gjobë 5,000 euro për shkak të shisheve të hedhura në fushë dhe në drejtim të punëtorëve të stadiumit gjatë ndeshjes me Parmën.

Edhe Verona nuk do të dënohet, megjithëse provat ishin të qarta për abuzimin ndaj Kessie-t.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here