Plas te Milani, Giampaolo i kthehet mesfushorit. Agjenti: Nëse klubi vendos ta gjobisë…

Siç raporton “Sky Sport 24” në Itali, ditën e sotme, ka pasur një ballafaqim tek Milani, ku teksa trajneri Xhampaolo po fliste përpara skuadrës, dhe më pas foli veçmas me Lukas Paketan.

Gjithçka vjen pas një foto të postuar nga braziliani në “Instagram”. Paketa shkruante se ishte krenar që është brazilian, ndërsa më herët vetë trajneri i Milanit ishte shprehur se Paketa duhej të ishte më pak brazilian në fushë.

Një frazë e cila, mund të jetë keqinterpretuar nga djaloshi, diçka të cilën e shfaqi në rrjetet sociale, dhe klubit sigurisht që nuk i ka pëlqyer.

AGJENTI – Agjenti i Lukas Paketës, Eduardo Uram, foli më tej për mikrofonët e “Tuttomercatoëeb”, rreth marrëdhënies së tij me Milanin. “Çdo gjë është në rregull, nuk ka asnjë problem. Zëvendësimi të shtunën? Lukas është i lumtur te Milani. Me trajnerin gjithçka është në rregull. Nëse Milani vendos ta gjobisë, Lukasi do e paguajë.” – u shpreh agjenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here