Reklama

Skandal: Jovic u transferua te Reali me një skemë mashtrimi, Fali Ramadani në kërkim

Must Read

90% e punës e kryer, Milan me mesfushor të ri!

AC Milan do të përforcohet në mesfushë pasiqë skuadra e Benfikës ka miratuar transferimin e lojtarit të saj Florentino...

Kontratë dy vjeçare dhe pagë stratosferike: Cavani transferohet te Interi!

Interi ka nisur bisedimet me Edinson Cavanin dhe Neroaxurët thuhet se ia kanë bërë të ditur ofertën e parë...

Rangnick transferon yllin e RB Leipzig te Milani

Ralf Rangncik është shumë pranë stolit të Milanit dhe ditëve në vijim pritet zyrtarizimi. Gjermani ka kërkuar nga Rosonerët kontratë...

Milan udhëheqë garën për talentin e Serie A!

AC Milan po monitoron me shumë kujdes situatën e mesfushorit të Torinos, Daniele Baselli, sipas raportimeve të mediave italiane. Mirëpo...

Leonardo për shopping në San Siro: PSG transferon dyshen e Milanit për 80 milionë euro

Edhe pse është një ofertë fantastike, tifozët e Milanit e mbajnë mend se çfarë ndodhi me klubin e tyre...

Skema të ndryshme për të shmangur taksa, apo për të bërë pastrim parash po përdoren gjerësisht në transferimin e futbollistëve.

Në një histori të tillë është përfshirë edhe agjenti me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Fali Ramadani, që këtë vit mbylli transferimin e tij të bujshëm të Luka Jovic, tek Real Madrid për 60 mln euro.

Gjithsesi sot agjenti është shpallur në kërkim për pastrim parash dhe gazeta gjermane “der Spiegel” i ka shkuar më thellë kësaj historie.

Jovic është lojtar i dalë nga akademia e Crvena Zvezdës të Beogradit në Serbi. Në moshën 17-vjeçare klubi serb shet 70% të kartonit tek Apollon Limassol në Qipro për 750 mijë euro, edhe pse vullneti i lojtarit ishte për të mos u larguar. Në janar Jovic mbush 18 vjeç dhe klubi qipriot blen edhe 30% të vlerës së kartonit të Jovic, këtë herë për 600 mijë euro.

Për Jovic caktohet paga 14,400 në sezonin e parë dhe dyfishi i kësaj në sezonin e dytë. Por, Jovic nuk luajti kurrë për Apollon Limassol, sepse u transferua direkt për tek Benfica në Portugali, aty ku do të paguhej 50 mijë euro në muaj, deri në fund të 2021.

Dyshimi lind këtu sepse Apollon Limassol ka blerë kartonin e disa lojtarëve në Ballkan, pa i marrë asnjëherë në skuadër dhe më pas janë shitur direkt tek një klub tjetër në një vlerë shumë herë më të lartë. Klubi qipriot e bleu Jovic për 1.35 mln euro dhe e shiti për 6.65 mln euro tek Benfica, duke arkëtuar 5.3 mln euro për një lojtar që nuk e mori kurrë.

Këto 5.3 milionë euro dyshohet se shkojnë direkt në shtete, apo vende off-shore, të tilla si Qipro, Maltë dhe  ishujt Karaibe. Njëri aksionar i Apollon Limasol është njëkohësisht pronar i agjencisë Lian Sports Limited me bazë në ishujt Karaibe, firmë ku agjenti Fali Ramadani është i punësuar.

Në këtë pikë  kryhen të gjitha hetimet dhe 56-vjeçari është i përshirë në këtë skemë, që mendohet se është krijuar prej tij për të zhdukur para me shitje fiktive të lojtarëve të rinj.

Gjë që mendohet të jetë bërë edhe tek huazimi që Benfica lejoi Jovic të shkojë tek Eintracht Frankfurt, që më pas e shiti për 60 mln euro tek Real Madrid.

Agjenti Fali Ramadani është ndër njerëzit më me ndikim në transferimin e lojtarëve, por ai kurrë nuk ka dhënë intervista dhe nuk është shfaqur në publik, përveç lëvizjes së bujshme të Jovic, ku u shfaq krah futbollistit serb dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Reklama

TË FUNDIT

Barcelona refuzon shitjen e Fati!

Barcelona nuk ka aspak synim që të shes talentin e saj Ansu Fati përkundër zërave që thonë se Juventus është gati ta blejë atë...

James Rodriguez pranë transferimit tek Atletico!

James Rodriguez është i gatshëm që të injorojë transferimin tek Newcastle United në qoftë se ka mundësi për tu transferuar tek Atletico Madrid, raporton...

Shaqiri pranë transferimit tek Newcastle!

Newcastle United e ka shndërruar në një objektiv madhor gjatë kësaj vere lojtarin aktual të Liverpool, Xherdan Shaqiri, raporton Daily Mail. The Magpies po shpresojnë...

Casemiro zgjat kontratën me Real Madrid!

Casemiro ka arritur të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën e Real Madrid që do ta mbajë atë në Santiago Bernabeu deri në...

Rangers akoma nuk ka vendosur për Kamberin!

Rangers është në dyshime për të firmosur apo jo një kontratë përfundimtare me Florian Kamberin, raporton Daily Record. Gjigantët skocet po presin për sqarime nga...

Silva mund të qëndrojë akoma tek PSG!

Thiago Silva mund të qëndrojë tek Paris Saint Germain edhe pas kësaj vere pasi këta të fundit janë duke bërë gati një ofertë tjetër...

Barcelona gati ta shes Dembelen!

Barcelona është gatë ta shes Ousmane Dembele gjatë kësaj vere nëse merr ndonjë ofertë të pranueshme, raporton Mundo Deportivo. Sulmuesi francez ka dështuar që të...

Klubet e Premier League diskutojnë për afatin e transferimeve!

Klubet e Premier League kanë propozuar që afati veror i transferimeve të shtyhet deri në fund të muajit shtator, siç raporton Mail. Po shpresohet që...

More Articles Like This