E pabesueshme: Ja çfarë bëri Conte pas barazimit me Slavian

Barazimi i Interit në “San Siro” ndaj Slavia Praga nuk u prit aspak mirë nga tifozeria zikaltër, por sidomos trajneri Antonio Conte, që u ndje i tradhëtuar nga futbollistëst e tij për mënyrën se si u përballën në ndeshjen e parë të Champions.

Italiani mbajti të gjitha përgjegjësitë për këtë barazim që nuk pritej, në një ndeshje që duhet të ishte e lehtë në letër, por që në fushë u dominua nga ekipi çek. Conte e tha këtë gjë edhe në konferencën për shtyp, teksa sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, trajneri zikaltër ka lënë “San Siro”-n i nxirë në fytyrë dhe i tërbuar.

Për të mos shfaqur këtë negativitet te familja e tij, trajneri menjëherë iu drejtua Pinetinas, qendrë stërvitore të Interit, ku edhe ka kaluar natën dhe fjeti. Nuk dontë të shihte njeri për të mbyllej me veten dhe të mendonte për një zgjidhje.

Ditën e sotme, në stërvitje vetëm për të bërë terapi dhe shkrythje kanë dalë futbollistët që u aktivizuan ndaj Slavia Praga, ndërsa ata që nuk luajtën do të zbresin në fushë në miqësore ndaj Comos. Kjo javë pritet të jetë e rëndësishme, pasi në fillim është derbi ndaj Milanit, ndërsa më pas ndeshja me Lazion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here