Gazeta e Barcelonës ka një emër të ri për portierin Ter Stegen

Marc Andre Ter Stegen shkëlqeu në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Marc Andre Ter Stegen ishte më meritori që Barcelona doli e pamposhtur nga udhëtimi te Borussia Dortmund.

Portieri gjerman bëri një paraqitje fantastike duke nxjerrë ekipin e tij në barazim pa gola nga udhëtimi i vështirë në Dortmund.

Performanca e mirë e tij i ka sjellë lëvdata nga mediat sportive përfshirë gazetën katalane “Sport” që i ka vendosur emrin: “Muri i vërtetë gjerman”, duke e krahasuar me murin e verdhë të tifozëve të Dortmundit.

Së bashku me disa pritje vendimtare, Ter Stegen po ashtu ndali penalltinë e Marco Reus.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here