Luis Suarez bllokoi transferimin e yllit të Juventusit te Barcelona

Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez ka këshilluar drejtuesit e klubit që mos ta transferojnë mesfushorin e Juventusit, Rodrigo Bentancur në Camp Nou, raporton Don Balon.

Juventus pas disa transferimeve në merkato ishte i gatshëm për të shitur lojtarë dhe një ndër ta ishte edhe Rodrigo Bentancur.

Disa muaj më parë ishte raportuar se Barcelona është e interesuar rreth uruguaianit dhe se Katalanasit janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro.

Don Balon, shkruan se Barcelona kishte qenë shumë pranë transferimit të Bentancur, por Suarez kishte sugjeruar drejtuesit që të mos e transferojnë atë, pasiqë ai nuk është një mesfushorë për nivelin e Barcelonës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here