VAR i anulon golin Tottenham, Leicester fiton me përmbysje (VIDEO)

Tottenhamit i ka dalë gjithçka nga kontrolli në humbjen 2-1 në fushën e Leicesterit.

“Dhelprat” kanë arritur të përmbysin rezultatin duke kthyer gjithçka ne favor të tyre dhe duke marrë 3 pikë me mjaft vlerë.

Takimi nisi me “Spursat” më kërkues dhe volumi i tyre i lojës u shpërblye në minutën e 29′. Kane bën gjithçka mirë dhe këmbëngul për të përshëndetur rrjetën. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e miqve me rezultatin 0-1.

Rikthimi në fushën e lojës nuk solli ndonjë ndryshim të madh në lojën e skuadrave. Tottenhami ishte sërish më kërkues dhe dërgoi sërish topin në rrjetë me Aurier, por VAR-i ndërhyri duke anuluar gjithçka.

Aty nisi dhe teposhtja për ekipin e Pochettinos që u barazua shumë shpejt. Ricardo shënoi në minutën e 69′ për 1-1, ndërsa Madison vulosi fitoren e “Dhelprave” në minutën e 85′ me një goditje nga distanca që u ndal vetëm nga rrjeta për 2-1. Leicesteri parakolon Tottenhamin në klasifikim me këtë fitore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here