Zbulohen kandidatët kryesorë për pasuesin e Giampaolos

Tre emra po konsiderohen nga Milanin për pasuesin e Giampaolos, pas rezultateve negative në pesë gjirot e para të Serie A.

Giampaolo nuk e ka nisur mirë aventurën e tij me Milanin dhe italiani ka regjistruar tri humbje dhe dy fitore në pesë ndeshje të luajtura.

Milani mbrëmë u mposht nga Torino me përmbysje dhe sot janë ndezur spekulimet për shkarkimin e Giampaolos.

Corriere della Sera, raporton se Milani ka piketuar tre kandidatë për pasuesin e Giampaolos.

Në listën e Rosonerëve janë Gennaro Gattuso, Luciano Spalletti dhe Claudio Ranieri.

Gattuso u largua nga Milani në fund të sezonit të kaluar, pasiqë nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Mirëpo Gattuso nuk kishte statistika të këqija te Milani. Në 61 ndeshje Rino ka marrë 30 fitore, 19 barazime dhe 12 humbje.

Luciano Spalletti nga ana tjetër në katër sezonet e fundit ka përfunduar në Serie A si i treti, i dyti, dhe dy herë në vendin e katërt me Romën.

Emri i fundit në listën e Rosonerëve është Claudio Ranieri. Italiani sezonin e kaluar e drejtoi Romën nga fundi i kampionatit, ndërsa suksesi i tij më i madh është fitimi i Premier League me Leicester Cityn në vitin 2015/16.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here