Askush nuk e do Milanin: Pesë trajnerë kanë refuzuar Boban dhe Maldinin për 48 orë

Milani është në krizë të thellë pas një merkatoje të shkëlqyeshme, ndërsa trajneri Marco Giampaolo duket se i ka ditët e numëruara në San Siro pas 4 humbjeve në 6 ndeshje.

Pas humbjes në San Siro me rezultat 1-3 nga Fiorentina, Boban dhe Maldini kanë filluar të kërkojnë trajner të ri për stolin e Milanit, por mediat italiane raportojnë se pesë trajnerë kanë refuzuar ofertën.

Maldini dhe Boban kanë biseduar me Shevchenkon, Allegrin, Gattuson, Ranierin dhe Spallettin, por asnjëri prej tyre nuk ka shprehur gatishmërinë për ta marrë drejtimin e Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here