Gjykata sportive sjell vendimin, ja sa do të mungojë Sanchez

Mbërrin më në fund vendimi i gjykatës sportive mbi skualifikimin e Alexis Sanchez, pas kartonit të kuq me të cilin kileni u ndëshkua për simulim në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes kundër Sampdorias.

Sulmuesi i Inter do të mungojë një javë në kampionat, por jo vetëm. Në fakt gjykata sportive ka vendosur edhe një gjobë prej dy mijë euro në dëm të kilenit. Kështu s’ka Juventus për Sanchez, një mungesë që mund të rezultojë edhe më e rëndë në rast se zikaltërit nuk do të arrijnë të rekuperojnë në kohë sulmuesin tjetër, Lukaku.

Ky i fundit, për shkak të një shqetësimi të ndjerë është lënë jashtë ekipi për ndeshjen e vlefshme për Champions League, që Inter do të luajë në transfertë ndaj Barcelonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here