Probleme te Barcelona: Messi kundër drejtuesve për transferimin e yllit të Premier League

Messi është i nevrikosur me drejtuesit e Barcelonës të cilët synojnë transferimin e mbrojtësit të Manchester United në merkaton e janarit.

Barcelona nuk e ka filluar aspak mirë sezonin e ri dhe Katalanasit kanë pësuar dy humbje në shtatë ndeshje të luajtura në La Liga.

Katalansit kanë probleme në mbrojtje dhe kanë arritur që ta mbajnë portën e pa prekur vetëm në dy ndeshje.

Fox Sports, raporton se kampionët e Spanjës synojnë transferimin e mbrojtësit të Manchester United Victor Lindelof në merkaton e janarit.

Lindelof është titullar te United këtë sezon përkrah Maguire dhe Barcelona e sheh atë si zëvendësuesin ideal për Gerrard Pique.

Barcelona ka kontaktuar Unitedin për transferimin e Lindelof dhe Katalanasve pritet që ti kushtojë 35 milionë euro transferimi i tij në Camp Nou.

Messi është kundër këtij transferimi, por klubi nuk e ka ndërmend ta ndëgjojë argjentinasin dhe do të hidhet në sulm për Lindelof.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here