Gattuso refuzon Sampdorian, De Biasi në pole position

Pavarësisht takimeve që ka pasur këto dy ditë, Gennaro Gattuso nuk është bindur të marrë drejtimin e Sampdorias që ndodhet në vend të fundit të renditjes me vetëm 3 pikë.

Ish-trajneri i Milanit, pa punë që kur la kuqezinjtë në fund të sezonit të shkuar, nuk e ka ndjerë të marrë përsipër këtë përgjegjësi të madhe për të shpëtuar një ambjent në krizë.

Kështu, Ferrero, që ka përcjellë më një mesazh Gattuson, kthen sytë nga Gianni de Biasi dhe Iachini, por në garë mund të futet edhe Claudio Ranierri. Sampdoria shkarkoi nga detyra Di Francescon përpara disa ditësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here