Milani dëshiron tre yjet e Tottenham, nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit!

Milani ka piketuar disa lojtarë të Tottenham të cilët mund të largohen nga Londra që në janar.

Rosonerët nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin e ri, ndërsa sot u emërua trajneri i ri Pioli.

Milan ka filluar të mendojë që tani për merkaton e janarit dhe Pioli ka piketuar disa përforcime.

Calciomercato.com, raporton se Milani ka shfaqur interesim për treshene  Tottenham Christian Eriksen, Eric Dier dhe Serge Aurier.

Milani është i gatshëm ta shkëmbejë Franck Kessien me Eric Dier. Rosonerët gjithashtu kanë shfaqur interesim edhe për Aurier. Por nuk mbaron me kaq, Milani është futur në garë edhe për Christian Eriksen.

Interesim kanë shfaqur disa gjigantë europian dhe transferimi i tij në San Siro do të jetë një mision i vështirë për Milanin.

Eriksen, Dier dhe Aurier do të jenë të lirë në janar që të bisedojnë me klube të tjera, pasiqë në fund të sezonit i skadon kontrata me Spurs.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here