Probleme për Valverden: Barcelona humbet yllin e saj për El Clasico

Ousmane Dembele humbet El Clasicon ndaj Realit të Madridit.

Sulmuesi francez që ka vetëm pak kohë që është rikthyer nga dëmtimi është skualifikuar me dy ndeshje nga komisioni i Disiplinës në La Liga për kartonin e kuq që mori në fitoren 4-0 të Barçës ndaj Sevillas, sfidë në të cilën shënoi dhe një gol.

Në minutat e fundit të ndeshjes Dembele ironizoi me gjyqtarin për kartonin e kuq që ky i fundit i vuri mbrojtësit të ri të Barçës Araujo dhe iu drejtuar arbitrit me fjalët “je shumë i keq” dhe për këtë arsye Dembele është skualifikuar me dy ndeshje. Një goditje e rëndë kjo për Barçën dhe për sulmuesin francez që nuk do të humbasë vetëm duelin ndaj Eibar por edhe El Clasicon e 26 tetorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here