Solskjaer bën gati valixhet: United ka gjetur trajnerin e ri, një emër surprizë!

Manchester United nuk e ka nisur siç duhet sezonin e ri, me “Djajtë e Kuq” që numërojnë vetëm 9 pikë pas tetë javësh në Premier League.

Fajtor kryesor për këtë situatë shihet Ole Gunnar Solskjaer, me drejtuesit nga “Old Trafford” që kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Fillimisht u përfol emri i Allegrit, por edhe Pochettinos. Gjithsesi, së fundmi mediat në Angli raportojnë se listës së kandidatëve i është shtuar dhe një emër surprizë. Bëhet fjalë për Julian Nagelsmann, i cili aktualisht është në krye të Leipzig.

Tekniku ishte përfolur kohë më parë edhe si trajner i mundshëm i Bayern, por në atë kohë nuk u lirua nga Hoffenheim. Për momentin, 32-vjeçari po bën një punë mjaft të mirë te Leipzig, por një ofertë nga Manchester United mund ta tundonte jo pak…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here