Ndeshja e parë në Arenën Kombëtare do të zhvillohet pas tri javëve, FSHF zbulon detajet

Stadiumi i ri Kombëtar është në detajet e fundit përpara ceremonisë inauguruese, e cila do të zhvillohet në ndeshjen me Francën më datë 17 Nëntor.

Punimet janë drejt fundit dhe gjithçka do jetë ne perfeksion për ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar ditën e sotme, gjatë hedhjes së shortit të kampionatit të futbollit të femrave, se ndeshja testuese e stadiumi të ri Kombëtar, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë Vllaznia-Apolonia.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 3 Nëntor, në mbrëmje.

Vllaznia – Apolonia do të jetë dhe ndeshja e parë ku tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër një ndeshje në investimin më të madh të realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here