As Messi, as Ronaldo – Mourinho zgjedh lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë munguar në vendin e parë të listës së më të mëdhenjve të futbollit në të gjitha kohërat, sipas Jose Mourinho.

Ish-sulmuesin brazilian, Ronaldo, konsiderohet më i miri, që portugezi ka parë ndonjëherë. Sikurse dihet, ish-trajneri i Manchester United, Chelsea, Real Madrid dhe Inter ka punuar me disa nga talentet më të mëdhenj në botë. Sidoqoftë, është një futbollist, që luajti në fillimet e hershme si trajner të “Special One”, që bëri përshtypjen më të madhe këtij të fundit.

Mourinho punoi si përkthyes për Bobby Robson gjatë kohës së trajnerit anglez në krye të Barcelonës, me Ronaldon midis emrave që spikatnin në “Camp Nou”. Një nga sulmuesit më të frikshëm, që ka luajtur një sezon të paharrueshëm në Katalonja, përpara se të kapte maja të reja me Interin dhe Real Madridin. Mourinho e konsideron dy herë fituesin e Kupës së Botës si më të madhin, madje e vendos atë para presë herë fituesve të “Topit të Artë”, Messi e Cristiano Ronaldo

“Ronaldo (Fenomeni), Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë pasur karrierën më të gjatë në majë. Ata kanë qenë në krye çdo ditë për 15 vite, – tha Mourinho për “LiveScore”. – Megjithatë, nëse flasim rreptësisht për talent dhe aftësi, askush nuk e tejkalon Ronaldon (Nazario). Kur isha në Barcelonë me Bobby Robson, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë, që kisha parë ndonjëherë. Lëndimet ia vranë karrierën, që mund të ishte edhe më e pabesueshme, por talenti që kishte qysh 19-vjeç ishte i jashtëzakonshëm. Në vitin 1997, Barcelona luajti kundër PSG në Roterdam dhe fitoi falë golit të Ronaldos, 1-0. Ishte mbresëlënës”.

Ronaldo shënoi 47 gola në vetëm 49 ndeshje për Barcelona, atë sezon. Kjo do të mbetej fushata më e frytshme e karrierës së tij ikonike, deri në kohën kur erdhi dita për “t’i varur këpucët në gozhdë”, më 2011.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here