Barcelona përsëri për shopping në Holandë, Katalanasit dëshirojnë yllin e ri!

Talenti holandez i PSV Eindhoven, Donyell Malen ka përfunduar në radarin e Barcelonës.

Sulmuesi 20-vjeçar holandez u transferua në PSV nga Arsenali dy vjet më parë për një shifër të raportuar prej 500 mijë euro.

Malen synonte të fitojë kohë të rregullt të lojës dhe depërtoi në ekipin e parë në stilin e shkëlqyeshëm duke befasuar të gjithë me talentin e tij.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Arsenali kishte shpresuar të rikthejë Donyell Malen në Emirates, por tani Barcelona është bashkuar në garë për shërbimet e tij.

Këtë sezon, ai tashmë ka shënuar 16 gola dhe gjashtë asistime nga vetëm 18 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa çmimi i tij thuhet se është 50 milionë euro.

Interesim për talentin holandez kanë shfaqur edhe Milani, Bayern Munichu dhe Evertoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here