Conti nuk po kalon formë të mirë, Milan ka gjetur zgjidhjen te Lille

Milani është duke monitoruar mbrojtësin e Lille Mehmet Zeki Celik si një përforcim të mundshëm për merkaton e janarit.

Tuttosport, raporton se Milani ka mjaftë lojtarë për krahun e majtë dhe se Rosonerët kanë nevojë për përforcime nga krahu i djathtë.

Drejtuesit e Milanit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Contit në këtë sezon dhe janë të mendimit se duhet të sjellin një përforcim në pozitën e tij.

Marrëdhëniet me Lille janë të shkëlqyeshme pas transferimit të Leaos dhe nuk përjashtohet që Milani ta transferojë Celik në merkaton e janarit.

Celik vlerësohet 20 milionë euro, ndërsa Pioli dëshiron që ta blejë atë dhe jo ta huazojë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here