Danimarka mposht me rezultat minimal Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit

Danimarka ka arritur të marr një fitore të vështirë, por shumë të vlefshme në fund me rezultat 1-0 ndaj Zvicrës në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe mundësi nga Zvicra, të cilët ishin të pafat.

Granit Xhaka e pati rastin më të mirë në minutën e 15-të, por goditja e tij e fortë u devijua në traversë nga portieri Kasper Schmeichel.

Edhe Admir Mehmedi (35′) pati një mundësi të artë, por edhe këtij iu mohua goli nga Schmeichel, i cili bëri një pritje mahnitëse.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin diçka më të mirë dhe përveç rasteve nga të dyja kombëtaret, Danimarka arriti të gjej edhe golin.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 84-të dhe ishte Yussuf Poulsen, i cili shënoi për 1-0 i vetëm përball portierin dhe vulosi fitoren e danezëve.

Me këtë fitore, Danimarka bënë një hap përpara drejt kualifikimit në Euro 2020, pasi ka 12 pikë në vendin e dytë apo katër më shumë se Zvicra e treta.

Në ndeshjen e radhës, Helvetikët e presin në shtëpi Irlandën, ndërsa Danimarka e pret Gjibraltarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here