Formacionet zyrtare: Itali-Greqi

Në Stadio Olimpico të Romës zhvillohet ndeshja e fazës kualifikues për ‘Euro 2020’ ndërmjet Italisë dhe Greqisë.

Azzurrët hyjnë si liderë të Grupit J në këtë sfidë, ku kanë arkëtuar 18 pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara (të gjitha fitore).

Helenët, nga ana tjetër, numërojnë vetëm pesë pikë, nga një fitore, dy barazime dhe tri humbje të regjistruara.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Roberto Mancini dhe John van’t Schip, të cilët i kanë caktuar skuadrat që do të nisin nga minuta e parë.

Formacioni startues i Italisë: Donnarumma, Bonucci, D’Ambrosio, Verratti, Spinazzola, Jorginho, Insigne, Chiesa, Acerbi, Immobile, Barella.

Formacioni startues i Greqisë: Paschalakis, Bakakis, Stafylidis, Siovas, Bouchalakis, Zeca, Koulouris, Bakasetas, Chatzidiakos, Limnios, Kourbelis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here