Juventus mund të ofrojë Rabiot plus para për Eriksen

Eriksen ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë kontratën me skuadrën e Tottenham, duke rritur kështu interesimin e Juventus.

Raportime nga ‘Le10Sport’ bëjnë të ditur se Juve mund të ofrojë Adrien Rabiot si pjesë të ofertës për Eriksen.

Mesfushori francez kaloi në Torino gjatë kësaj vere, si transferim i lirë, por ka luajtur vetëm tri ndeshje deri më tani.

Me Eriksen jashtë kontratës në fund të sezonit, Juve do të provojnë gjithçka që të marrin nënshkrimin e lojtarit danez.

Mbetet të shihet nëse këto raportime do të jenë të sakta dhe Rabiot do të bëhet pjesë e Premierligës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here