Zyrtare: Claudio Ranieri trajner i Sampdorias

Sampdoria ka emëruar zyrtarisht Claudio Ranierin si trajner e tyre të ri dhe do të debutojë kundër Romës në ditëlindjen e tij të 68-të.

Klubi gjenovez ka ndërprerë me marrëveshje kontratën me trajnerin Eusebio di Francesco shkaku i rezultateve të dobëta dhe kanë vendosur për Ranierin si pasues të tij.

“Presidenti Massimo Ferrero dhe Sampdoria mirëpresin Claudio Ranierin, i cili ka nënshkruar në klubin si Trajner deri më 30 qershor 2021”.

“Presidenti i uron trajnerit, stafit të tij dhe ekipit fat të mirë me punë të bazuar në përkushtim dhe pasion”, thuhet në njoftimin e Sampit.

Ranieri ka pranuar një kontratë dy-vjeçare, megjithëse raportohet se ekziston një mundësi për të përfunduar më herët nëse klubi Blucerchiati bie në Serie B.

Sampdoria është klubi i 17-të i Ranierit në karrierën e tij, ndërsa gjithashtu drejtoi edhe një kombëtare, atë të të Greqisë për katër ndeshje në vitin 2014.

Ai më parë ka punuar te Vigor Lamezia, Puteolana, Cagliari, Napoli, Fiorentina, Valencia (dy herë), Atletico Madridi, Chelsea, Parma, Juventus, Roma (dy herë), Inter, Monaco, Greqia, Leicester City, Nantes dhe Fulham.

 

Ranieri ka 393 ndeshje në Serie A me ekipet e tij, duke rezultuar në 169 fitore, 126 barazime dhe 98 humbje.

Ai në të kaluarën ka fituar titullin në Ligën Premier me Leicester City në sezonin 2015-16, Superkupën Evropiane në 2004 dhe Copa del Rey në 1999 me Valencian, Kupën e Italisë 1995-96 dhe Superkupën 96-97 me Fiorentinën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here