“Nuk doja të largohesha nga Interi, por Moratti…”, Ronaldo fenomeni kujton kohët te zikaltërit

Ronaldo Fenomeni ose ndryshe Luiz Nazario De Lima, është rikthyer të flasë për aventurën tek Interi, dëmtimin dhe 5 majn e famshëm të vitit 2002, ku zikaltërit humbën ndaj Lacios, në javën e fundit dhe titulli iu iku nga duart.

Dëmtimet? “Unë e kuptova që ishte një dëmtim i rëndë në gju. Ishte diçka që nuk ishte parë kurrë më parë në futboll. Mbaj mend që kisha jetuar ditë të errësirës absolute. Ishte dashuria për këtë sport që më ndihmoi ta kaloja.”

5 maj? “Titulli kampion i humbur me Interin në 2002-ishin, ishte një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës dhe nuk mbaj mend të kem qarë aq shumë me ekipe të tjera. Kishte shumë pritshmëri nga tifozët, pas shumë vitesh që Juvja fitonte me mënyrën e saj. Ajo ndeshje u përgatit në një atmosferë aspak të qetë, edhe pse ishim të bindur se do të fitonim. Por, atë ndeshje Kuper ka gabuar me formacionin, duke hedhur një mesfsushor më shumë në fushën e lojës”.

Largimi nga Interi? “Nuk e kisha menduar asnjëherë largimin nga Interi, pasi e shihja atë ekip si shtëpinë time. Por, me Kuperin nuk po kuptohesa dot, sepse gjëra të tjera thosht,e dhe të tjera bënte. I shkova Moratit në zyrë dhe i kërkova zgjidhje, duke pritur shkarkimin e trajnerit, por në fund u befasova, pasi ai mbajti trajnerin dhe unë u largova për krenari. Ishte shumë kohë e vështirë për mua. Morati ka qenë si baba im”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here