United ka piketuar 5 përforcime: Djajtë e Kuq gati për ta thyer rekordin botëror

Mediat angleze raportojnë se Ole Gunnar Solskjaer nuk do të shkarkohet nga stoli i United edhe nëse humbet derbin me Liverpoolin.

Drejtuesit e United kanë mbajtur një mbledhje dhe kanë vendosur që Solskjaer mos të shkarkohet dhe ta përforcojnë skuadrën me lojtarë të ri.

Në cilat përforcime po punon United?

Sa i përket lojtarëve britanik, United synon transferimin e Declan Rice, i cili ka kontratë me West Ham deri në vitin 2024 dhe Jadon Sancho. Djajtë e Kuq synojnë transferimin e Mario Mandzukic në merkaton e janarit dhe do të tentojnë të arrijnë marrëveshje me Christian Eriksen. Danezit i skadon kontrata me Spurs në fund të sezonit dhe nga janari do të jetë i lirë të firmos para kontratë me klubin e ri.

Objektivi kryesorë për merkaton e verës është Kalidou Koulibaly dhe për senegalezin Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta thyejnë rekordin. United është i gatshëm të ofrojë 150 milionë euro për Koulibaly dhe në rast se transferimi realizohet, Koulibaly do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here