Bombë: Ibra paralajmëron rikthimin në Serie A, zbulon edhe klubet ku mund të luajë!

Zlatan Ibrahimovic ka bërë të ditur se në janar mund të transferohet te Interi, Napoli apo Bologna.

Sulmuesi suedez ka kontratë me La Galaxyn deri në fund të këtij viti, andaj dëshira e tij është që të rikthehet në Evropë ta mbyllë karrierën.

Ibra Kadabra ka thënë për La Gazetta dello Sport se dëshiron të rikthehet në Serie A në ligën më të vështirë në botë.

“Nuk them që do të shkoj atje, mirëpo futbolli atje është më i vështirë dhe mua kjo gjë më pëlqen”, ka thënë Ibrahimovic.

“Unë shoh disa skuadra si Napoli, që janë shumë të mira me topin, por nuk e di nëse Aurelio De Laurentiis dëshiron të investojë në një sulmues 38-vjeçar”.

“Më pas është Interi. Kam dëgjuar që Antonio Conte është njeri shumë punëtor dhe jep 500 për qind nga vetja”.

“Kam kontakte të mira edhe te Bologna, mirëpo ende nuk kam vendosur se ku dëshiroj të luajë”, ka shtuar më tej suedezi.

Ibrahimovic ka deklaruar se ai dëshiron të rikthehet në Evropë dhe ta përfundojë karrierën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here