Juventus rrëmben yllin spanjoll para Barcelonës dhe Realit

Talenti i Valencias, Ferran Torres ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Juventus të cilët e ndoqen nga afër në sfidën e fundit që ai zhvilloi me përfaqësesen U-21 të Spanjës.

Torres pëlqëhet prej kohësh nga Barcelona e Real Madrid, por së fundmi janë edhe kampionët e Italisë ata të cilët dëshirojnë ta transferojnë 19-vjecarin në Torino.

I vetmi problem për drejtorin sportiv të Juventusit për të afruar sulmuesin anësor, është pikërisht klauzola që ai ka në kontratën me Valencian, plot 100 milionë euro.

Një shumë e tillë vështirë se do të pranojë ta paguajë drejtuesit bardhezi, megjithatë mes palëve pritet të ketë bisedime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here