Messi-Suarez-Griezmann dhurojnë show, Barcelona mposht me lehtësi Eibar

Barcelona e ka mposhtur Eibarin në kuadër të javës së nëntë në La Liga me rezultat 0-3.

Pas vetëm 13-të minutash lojë, Blaugraanasit kaluan në epërsi me anë të Antoine Griezmannin që u shërbye mjaftë mira nga Cirsitan Lenglet.

Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të francezit, derisa në të dytë u shënuan edhe dy të tjerë.

Ishte minuta e 58-të kur Griezmann asistoi për mrekulli te Lionel Messi që shënoi lehtësisht në portën e vendasve.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë më pas ndryshoi rolin e tij për të asistuar te goli i tretë i katalunasëve që u realizua nga Luis Suarez (66’).

Pas kësaj xhiroje, Barcelona është bërë lider i La Liga-së me 19 pikë, por që duhet t’i presë edhe rezultatin e Real Madridit dhe Grandasë se çfarë do të bëjnë dhe të shpresojë të mbetët lider.

Në javën e dhjetë, katalunasit do të përballen me Valladolidin në Camp Nou.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here