Ceballos vendos për të ardhmen e tij

Dani Ceballos, mesfushori i Real Madrid që këtë verë u transferua me formulën e huazimit tek Arsenal, ka marrë një vendim për të ardhmen.

Pasi ka mrekulluar publikun e Spanjës me fanellën e kombëtares U21, 23-vjeçari duket se ka vendosur se ku do të luajë në sezonet e ardhshme.

“Topçinjtë” janë zgjedhja e tij dhe, sipas Sun, lojtari është vënë në lëvizje për t’i garantuar vetes qëndrimin në Premier League. “Jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj”. Me këto fjalë e ka komentuar ai momentin që po kalon në Angli.

Sipas shtypi anglez, Ceballos duket se është takuar me numrin një të Real Madrid-it, Florentino Perez, për t’i kërkuar atij që ta shesë përfundimisht tek Arsenal-i.

Objektivi i spanjollit është që të rritet si futbollist në Premier League dhe nuk do që të kthehet më Madrid. Mbetet për t’u parë nëse kërkesa e tij do të pranohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here