Mediat spanjolle zbulojnë motivin kryesorë se përse Pogba nuk u transferua te Reali

Edhe në rast se United pajtohet me largimin e Pogba, ky do të ishte një problem i madh.

Paul Pogba dëshiron që të transferohet te Reali dhe nuk ka hequr dorë nga kjo ide, raporton mediat angleze.

Edhe pse është raportuar se te United janë të gatshëm të pranojnë ofertën e Realit prej 100 miliona eurove dhe kartonin e Toni Kroos, ekziston një problem.

Problemi qëndron te kërkesat e Pogbas. Francezi dëshiron pagë prej 17 miliona eurove në sezon dhe kështu  sëbashku me Hazard do të bëhej lojtari më i paguar te Reali.

Reali është i gatshëm t’i ofrojë Pogbas pagë prej 12 miliona eurove në sezon dhe nuk janë të gatshëm për të plotësuar kërkesat e francezit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here