Muriqi nuk ka të ndalur: Shënon një tjetër gol për Fenerbahcen (VIDEO)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur golin e radhës me Fenerbahcen në Superligën e Turqisë.

Fenerbahce është duke luajtur në udhëtim te Denizlispor në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në kampionatin turk.

Në këtë takim ka shënuar edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi për epërsinë 2-0.

Ky gol u asistua nga turku Emre Belazouglu.

Me këtë gol, Muriqi shkon në kuotën e katër golave këtë sezon në Superligën e Turqisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here