United stopon serinë e Liverpoolit, derbi mbyllet në barazim

Manchester United ka ndalur serinë e fitoreve të Liverpool në Premier League.

Djajtë mund të kishin fituar, pasi ishin ata në avantazh për shumicën e kohës, por kryesuesit kanë barazuar në fund. Megjithatë Liverpool mbetet 15 pikë më tepër se United që aktualisht ndodhet në vend të 13-të.

Manchester United e nisi më mirë ndeshjen dhe kjo falë skemës së re të Solskjaer, tepër e studiuar, dhe atmosferës së magjishme në Old Trafford. Vendasit luftojnë për çdo top dhe mundohen mos t’u lejojnë miqve hapësira përpara. Megjithatë, Liverpool kishte dy mundësi të mira në fundin e pjesës së parë, përpara se Marcus Rashford të kalonte tët ijtë në avantazh.

Megjithatë, lojtarët dhe trajneri i Liverpool janë irrituar nga vendimi i arbitrit. Ata kanë protestuar për një faull të Lindelof ndaj Origit gjatë ndërtimit të aksionit të golit, por Atkinson i ka qëndruar vendimit tët ij megjithëse incidenti u pa nga VAR.

Pas pushimit The Reds nuk përmirësuan asgjë, Djajtë qëndruan kompaktë dhe të gatshëm për çdo mundësi që u jepej në kundërsulm. mungesa e Salah ishte e dukshme. Megjithatë në minutën e 85’ të takimit Adam Lallana, i futur në fushë në pjesën e dytë, ka shënuar pas krosit të Robertson.

Liverpool merr zemër nga goli dhe fillon të luajë lojën e tij, por shumë vonë pasi United ka ia ndalur serinë e fitoreve në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here