Conte kërkon dy përforcime në merkaton e janarit, zbulohen emrat

Siç raporton Tuttosport, trajneri i Interit Antonio Conte ka dy objektiva për merkaton e janarit.

Conte ka kërkuar nga drejtuesit e Interit një përforcim në mesfushë dhe një sulmues.

Sa i përket mesfushës Interi është duke monitoruar Ivan Rakitic dhe Nemanja Matic. Rakitic pritet të largohet nga Barcelona dhe transferimi i tij në janar është mjaftë i mundshëm. Nga ana tjetër Matic do të jetë lojtarë i lirë në fund të sezonit, mirëpo në rast se Interi e dëshiron atë në janar do të duhet të paguaj një shifër modeste.

Në sulm Conte dëshiron një zënvendësues për Lukakun, pasiqë belgu është mjaftë i ngarkuar dhe për ta konkuruar Juventusin, Neroaxurët do të kenë nevojë për fond lojtarësh në çdo pozicion.

Objektivi kryesorë sa i përket sulmit është Olivier Giroud nga Chelsea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here