Marrëveshja është arritur: Barcelona do t’ia paguajë Atleticos 15 milionë euro për çështjen Griezmann

Transferimi i Antoine Griezmann nga Atletico Madrid te Barcelona vijoi me një skandal nga të dy klubet, pasiqë Madrilenët zbuluan se kishin fakte se si Katalanasit kanë thyer rregullat e bisedimeve.

Para disa javëve Barcelona u dënua me një shumë simbolike prej 300 eurove, ndërsa nga Atletico bënë të ditur se do të vazhdojnë ta kërkojnë drejtësinë në instanca më të larta.

Megjithatë mediat spanjolle raportojnë se palët kanë arritur akord për ta mbyllur çështjen Griezmann. Barcelona është pajtuar që t’ia paguajë Atleticos 15 milionë euro, pasiqë kanë zhvilluar bisedime me francezin kur ai ishte lojtarë i Madrilenëve.

Megjithatë nuk mbaron me kaq. Barcelona ka kërkuar që të ketë prioritet në transferimin e Saul dhe Jose Jimenez, në rast se Atletico vendos t’i nxjerr në shitje.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here