“Është më i mirë se De Ligt”, gazetari italian i thur elozhe mbrojtësit të Kombëtares shqiptare

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është duke kaluar një moment tepër pozitiv në Serinë A, me fanellën e Veronës. Edhe pse vetëm 19-vjeç, Kumbulla, ka arritur të fitojë vendin e titullarit te skuadra italiane, duke qenë shpeshherë deciziv me paraqitjet e tij.

Shqiptari ka fituar vëmendjen e opinionit, ndërsa ka shënuar edhe një gol në këto 9 javë kampionat.

 

Ndërkohë së fundmi, nuk kanë munguar krahasimet nga mediat italiane me mbrojtësin e Juventusit, De Ligt, i cili u ble plot 75 milionë euro nga bardhezinjtë. Sipas gazetarit të “Repubblica”, Xhani Mura, shqiptari është më i mirë se holandezi momentalisht.

 

“De Ligt nuk po jep më siguri në prapavijë. Shkaktoi një tjetër penallti “idiote”. Pas mesit të kampionatit me siguri që do e shohim ndryshe se edhe fusha e lojës do ta ndihmojë që të përmirësohet. Por tani për tani, është Kumbullua më mirë se De Ligt. Kumbulla është rritur me zero kosto te Verona. De Ligt kushtoi 76 milionë euro te Juventusi dhe 78 milionë euro me gjithë detajet e tjera”, shkruan gazetari italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here