Lajme të këqja për Napolin, mbrojtësi dëmtohet rëndë dhe do mungojë…

Lajme të këqija ka marrë Napoli dhe Karlo Ançeloti. Kevin Malkuit u dëmtua në ndeshjen e djeshme kundër Spalit dhe la fushën e blertë, duke mos vazhduar dot lojën pas dhimbjeve që kishte.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, ka kryer vizitat mjekësore ditën e sotme, dhe është konfirmuar dëmtimi i rendë. Ai ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë dhe pritet të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj larg fushave të blerta.

Dhimbje koke për Ançelotin që humbet një tjetër mbrojtës krahu, pas dëmtimi të lojtarit kuqezi Elseid Hysaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here