“Luftë” për yllin e Totenhemit, Juventusi dhe Napoli bëjnë gati… milionat

Pas një sezoni 2018-2019 ekzemplar, i cili u finalizua jo vetëm me arritjen në finale të Ligës së Kampioneve, por edhe me 20 gola të realizuar në 48 ndeshje, Son Heung-min, papritur ka humbur fanellën e titullarit në sezonin aktual, pavarësisht 5 golave dhe 3 asisteve në 11 ndeshje sivjet.

Mesfushori-sulmues koreano-jugor duket se është shndërruar vetëm në rezervën e blerjes 75-milioneuroshe Ndombele dhe situata në fjalë nuk i pëlqen aspak aziatikut.

Madje, e përditshmja angleze “Daily Express” garanton se vetë lojtari ka kërkuar llogari te trajneri Poçetino, i cili për momentin i ka konfirmuar se nuk e sheh si një titullar të skuadrës.

Dhe sërish, sipas këtyre burimeve, vetë Son po mendon të provojë një aventurë diku tjetër, larg Premier Ligës, me Juventusin dhe Napolin që kanë bërë ofertat e para dhe janë preferencat kryesore edhe të vetë lojtarit. Ndaj, në janar, pritet të vërshojnë milionat e italianëve për Sonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here