Bombë: Reali sakrifikon James për yllin e Arsenalit!

Një tjetër start i keq i sezonit për Arsenalin. Champions League me shumë mundësi nuk do të arrihet edhe këtë vit.

Pierre-Emerick Aubameyang është me tetë gola të shënuar golashënuesi më i mirë i ekipit dhe ka ambicie të luajë në kompeticionin më prestigjioz europian.

Sipas El Desmarque, nëse Topçinjtë nuk do të arrijnë sërish të kualifikohen për në Champions League, Real Madridi është gati të ndërhyjë për sulmuesin.

Los Blancos janë në kërkim të një sulmuesi të shpejtë dhe të rrezikshëm dhe prandaj Auba është në krye të listës.

Sipas raportit, mund të ndodhë edhe një shkëmbim mes tij dhe James Rodriguez, i cili pëlqehet nga Unai Emery.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here